Çmenduri/ Bast 1 milion euro për duelin e boksit Mayweather-McGregor

Las Vegasi përgatitet të presë duelin e madh të boksit mes Conor McGregor dhe Floyd Mayweather. Kjo është një sfidë e shumëpritur nga të gjithë, me boksierin amerikan që konsiderohet dukshëm si favorit për të fituar.

Tashmë madje kjo sfidë ka filluar të kuotohet edhe në baste, ku spikat shifra prej një milion dollarësh e vendosur në favor të Mayweather, nga një person emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Kjo është shifra më e lartë e vendosur deri në këtë moment për këtë sfidë, një lëvizje që konsiderohet se ka një rrezik shumë të lartë për personin që e ka vënë këtë bast.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jay Rood, zv/president i kazinosë “MGM” ku do të zhvillohet kjo supersfidë, bëri të ditur për “ESPN”-në se ai që vendosi bastin prej një milion dollarësh në favor të Mayweather është një klient i famshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përllogaritjet flasin se ky person do të sigurojë një fitim neto prej 182 mijë dollarësh në rast se amerikani do të triumfojë.

Ndërkohë, vetë Mayweather është shprehur i sigurt për triumfin e tij ndaj McGregor në këtë superduel.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?