FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Çmenduri në “San Siro”, Kievo përmbys Milanin për dy minuta (VIDEO)

Kievo po bën surprizën në “San Siro” ndaj Milanit. Kuqezinjtë e nisën mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e 10-të me turkun Çalhanoglu. Skuadra e Gatuzos dominoi në lojë, por pësoi një bllokim në mesin e pjesës së parë.

Në minutën e 33-të, Xhakerini futet mjaft mirë nga e majta në zonë duke pasur për Stepinskin, i cili e ka të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë. Pa festuar mirë golin e parë, Kievo bën surprizën duke shënuar golin e dytë.

Këtë herë është Inglese që realizon një gol shumë të bukur në hyrje të zonës. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?