FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Çmenduri tek Barça/ Blerja e bujshme shumë pranë largimit, Inter kërkon të përfitojë

Ishte lojtari më i përfolur gjatë merkatos së verës pasi futi në sherr Romën dhe Barcelonën.

Sulmuesi brazilian Malcom fillimisht kishte pranuar transferimin tek klubi italian, por në momentin e fundit ndryshoi mendje dhe iu bashkua Barcelonës.

Por tashmë me startin e sezonit të ri, Malcom po kërkon largimin nga Barcelona për shkak të minutave të pakta të vendosura në dispozicion nga Valverde.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë pas kësaj Interi ka bërë kërkesë fillestare për disponueshmërinë e Malcom nga Barcelona, raporton Mundo Deportivo, shkruan SYRI.net.

Swiss Digital Mobile Reklama

Klubi i Serie A po përpiqet të përfitojë nga beteja e brazilianit i cili nuk është pjesë në tre ndeshjeve të fundit të Barcelonës.

Interi u përpoq të nënshkruante në verë me sulmuesin 21-vjeçar, por ata nuk mund të konkurronin financiarisht me katalanasit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?