FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Çmenduria e Matuzalem në Seria D, sulmon keq arbitrin dhe dënohet 12 javë

Vitet kalojnë, por Matuzalém Francelino da Silva, i njohur më mirë si Matuzalém, nuk ndryshon. Mesfushori brazilian, i cili ka fikur 37 qirinj në tortën e tij në qershor, është bërë protagonist i një gjesti që do ta mbajë gjatë larg fushave të lojës.

Aktualisht ai është pjesë e skuadrës së Monterosit në Seria D, dhe është përjashtuar në një ndeshje ku ka guxuar për të ngritur dorën ndaj gjyqtarit, duke ushtruar dhunë ndaj tij. Pas këtij veprimi ai është dënuar me 12 javë skualifikim, pasi i ka marrë kartonin gjyqtarit dhe ka përdorur shumë fjalë fyese ndaj tij. Nuk është hera e parë që Matuzalém është bërë protagonist në karrierën e episodeve të turpshme.

Mesfushori, shpesh herë në karrierën e tij, ka zënë faqet e para në mediat sportive për shkak të ndërhyrjeve të ashpra. Një e tillë ka qenë edhe ndaj Brokit, i cili pas atij dëmtimi nuk ja doli më që të rikthehej në fushat e blerta duke lënë futbollin. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?