FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Çmimet e FIFA-s, Reja dhe Berisha me mendime të kundërta në votime

Robert Lewandowski u shpall futbollisti më i mirë i vitit 2020 nga FIFA, një çmim që përcaktohet nga votat e trajnerëve dhe kapitenëve të ekipeve kombëtare dhe gazetarëve të përzgjedhur nga çdo shtet, janë zbuluar edhe votat e Edy Rejas, Etrit Berishas dhe gazetarit dhe komentatorit të Supersport Dritan Shakohoxha.

Reja ka vlerësuar me 5 pikë pikërisht fituesin e këtij çmimi Lewandowskin, ndërsa 3 pikë dhe 1 pikë ja ka dhënë Ronaldos dhe Mbappes. Për Etrit Berishën më i miri i vitit ka qenë Lionel Messi i cili është vlerësuar me 5 pikë, i ndjekur nga Leva dhe Mbappe.

Ndërkohë gazetari Dritan Shakohoxha, ka vlerësuar Cristiano Ronaldon me 5 pikë dhe më pas Messin e Lewandowskin. Për sa i përket trajnerit më të mirë të 2020-ës, të gjithë kanë qenë të një mendjeje duke vlerësuar Jurgen Klopp si më të mirin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri më i mirë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Edi Reja: 1.Jurgen Klopp, 2.Hansi Flick, 3.Julien Lopetegui

Etrit Berisha: 1.Jurgen Klopp, 2.Hansi Flick, 3.Marcelo Bielsa

Dritan Shakohoxha: 1.Jurgen Klopp, 2.Zinedin Zidane, 3.Julien Lopetegui

Lojtari më i mirë:

Edy Reja: 1.Robert Lewandowski, 2.Cristiano Ronaldo, 3.Kylian Mbappe

Etrit Berisha: 1.Lionel Messi, 2.Robert Lewandowski, 3.Kylian Mbappe

Dritan Shakohoxha: 1.Cristiano Ronaldo, 2.Lionel Messi, 3.Robert Lewandowski

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?