Çmimet Laureus, Lionel Messi shpallet Sportisti i Vitit

Lionel Messi u shpall Sportisti i Vitit në ceremoninë e çmimeve Laureus, teksa kampionia e garave të shpejtësisë, Shelly-Ann Fraser-Pryce mori vlerësimin më të lartë për femra.

Messi gjithashtu tërhoqi edhe çmimin në emër të përfaqësueses së futbollit të Argjentinës, që u shpall Skuadra e Vitit, pas triumfit në Botërorin Katar 2022.

35-vjeçari  e kishte fituar vetëm një herë më parë çmimin, të cilin në vitin 2020 e ndau me yllin e Formula Një, Leëis Hamilton. Messi bëhet i vetmi sportist që ka fituar në të njëjtin edicion çmimin individual dhe atë ekipor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protagoniste me rezultate të shkëlqyera në 2022-shin ishte edhe Fraser-Pryce. Mes titujve të fituar nga xhamajkania ishte edhe medalja e artë në Botërorin e Atletikës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ceremonia e çmimeve Laureus në kryeqytetin francez, Paris u kthye për herë të parë në formë fizike prej kalimit në formë virtuale dy vjet më parë, për shkak të pandemisë COVID-19.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?