Como rigjen fitoren ndaj Genoas, ngjitet në vendin e pestë
Como rikthehet te fitoret në Seria A, me një sukses të pastër 0-2 në transfertën ndaj Genoas. Në stadiumin Stadio Luigi Ferraris, sfida u zhbllokua që në minutën e 10-të, kur Anastasios Douvikas shënoi me kokë pas një asistimi të saktë nga Lucas Da Cunha. Pak pas gjysmës së pjesës së parë, Nico Paz ishte pranë golit të dytë, por u ndal nga shtylla.
Megjithatë, pjesa e dytë nisi me një lajm të keq për miqtë, pasi Nico Paz u detyrua të zëvendësohej në pushim për shkak të një dëmtimi në kokë, pas një përplasjeje me Alessandro Marcandalli. Në vend të tij u aktivizua Maxence Caqueret, i cili dha asistin për golin e dytë të realizuar nga Ibrahim Diao në minutën e 68-të.
Me këtë fitore, Como i jep fund një periudhe mbi një mujore pa sukses dhe ngjitet në kuotën e 61 pikëve, duke u rikthyer në vendin e pestë.
KOHA JONË SONDAZH

