FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Conte dhe Hazard: E merituam fitoren ndaj Atleticos

Chelsea ka realizuar fitore edhe në takimin e dytë të Ligës së Kampionëve. Londinezët kanë triumfuar në udhëtim kundër skuadrës spanjolle të Atletico Madridit me rezultat 2-1.

Antonio Conte ka pohuar se të përzgjedhurit e tij kanë shfaqur vullnet dhe dëshirë për fitore.
“Ne u përgatitëm shumë mirë për lojë. Lojtarët e mi treguan dëshirë, vullnet dhe përqendrim të madh. Ramë në disavantazh me 1-0, por vazhduam të luanim mirë në pjesën e dytë dhe fituam”, tha Conte.

Edhe Eden Hazard ka folur rreth takimit duke thënë se skuadra angleze e meritoi fitoren.
“Ne jemi shumë të lumtur. Ishte një ndeshje e vështirë kundër një prej ekipeve më të mëdha në Evropë. Ne meritonim të fitonim”, tha Hazard..

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?