Conte dhe Spalletti dy kandidatët për të pasuar Mancinin te Italia

Kombëtarja italiane ka mbetur pa trajner pas largimit të Roberto Mancinit, i cili dha sot dorëheqjen. Antonio Conte dhe Luciano Spalletti janë kandidatët kryesorë për të drejtuar Axurrët, sipas Italian Sky.

Të dy trajnerët janë aktualisht pa punë: Conte u largua nga Tottenham në pranverë, ndërkohë Spalletti u nda me Napolin pas sezonit të fundit kampion.

Antonio Conte ka qenë tashmë trajner i kombëtares italiane në vitet 2014-2016. Në 24 ndeshje gjatë kësaj periudhe, skuadra mori 14 fitore, 6 barazime dhe 4 humbje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?