Conte fiton 7 herë më shumë se Pirlo, zbulohen pagat në Seria A
Mediat italiane së fundmi ka publikuar listën e trajnerëve më të paguar në Seria A. Plot 12 milionë euro në vit paguhet Antonio Conte në vit nga klubi i Interit. Nuk është më i paguari në botë, por në Itali ka diferenca të frikshme me kolegët e tij.
Aq i madh është ky hendek me pagat e trajnerëve të tjerë në Serinë A saqë mjafton të themi që i dyti në këtë listë është Paolo Fonseca i Romës me 2.5 milionë euro, pra 9.5 milionë merr më shumë trajneri i zikaltërve.
Podiumin e plotëson Gasperini i Atalantës me 2.2 milionë euro, ndërsa më pas vijnë tre trajnerë me nga 2 milionë euro në vit: Stefano Pioli i Milanit, Simone Inzaghi i Lazios dhe Sinisha Mihajlovic i Bologna.
Andrea Pirlo i Juventus dhe Claudio Ranieri i Sampdorias përfitojnë nga 1.8 milionë euro, ndërsa mbyllin top 10 e trajnerëve më të paguar në Serie A, Eusebio di Francesco i Cagliari dhe Gennaro Gattuso i Napolit.
View this post on Instagram
KOHA JONË SONDAZH

