Conte gati të rikthehet sërish në pankinë, shumë pranë kampionëve të …
Antonio Conte është gati për t’u rikthyer në krye të një ekipi futbolli. Bayern Munich e konsideron italianin trajnerin ideal për të pasuar kroatin Niko Kovac, që edhe nëse do ta fitojë Bundesligës, nuk do të qëndrojë në krye të kampionëve të Gjermanisë.
Një lajm i keq ky për drejtuesit e Interit dhe Romës, që mendonin ta rikthenin në Serinë A ish-trajnerin e Juventusit. Edhe pse nuk ka marrë një vendim përfundimtar, Conte duket se preferon bavarezët, ku mund të nisë një projekt të ri ambicioz.
Tekniku nga Salento përveçse një pagë të lartë, do të ketë në dispozicion edhe një organikë të pasur për të tentuar Championsin. Me Conten drejt Bayernit, zikaltrit duket se do të rikonfirmojnë Spallettin, sigurisht nëse do të arrijë ta pozicionojë skuadrën në vendin e katërt.
KOHA JONË SONDAZH

