Conte: Kalendari është i vështirë, Eriken ka pasur mundësi të shumta
Interi do të rikthehet në fushë nesër pasdite për t’u përballur me Torinon, ndërsa më pas e pret një tur force me plot 9 ndeshje të tjera deri para Krishtlindjeve, ndërsa Antonio Conte doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp ku vlerësoi faktin që ka në dispozicion thuajse të gjithë futbollistët.
“Përjashto dy futbollistët e prekur nga koronavirusi dhe Pinamontin e dëmtuar, të gjithë të tjerët janë në dispozicion për ndeshjen e nesërme. Normalisht që disa kanë luajtur shumë e të tjerë më pak ne përfaqësueset e tyre, ndaj duhet të llogaritim mirë formacionin për nesër.
E dinim që në fillim që kalendari do të jetë shumë intensiv deri në fund të vitit, por edhe vitin e ardhshëm. Situata është e vështirë për të gjithë skuadrat që luajnë në Europë, jo vetëm për Interin, ndaj duhet ta përballojmë situatën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shpresuar që të kemi edhe pak fat.
Sa i përket diskutimit për njohuritë mbi gjuhën italiane, nuk e di, por mund të them se Eriksen ka pasur mundësi të shumta në fushë, madje shumë më tepër se disa të tjerë. Unë i marr vendimet për të mirën e Interit dhe kur ta shoh të arsyeshme, do ta aktivizoj nga minuta e parë, ose në ndeshje e sipër”, deklaroi Conte.
KOHA JONË SONDAZH

