FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Conte kërkon 23 milionë euro për t’u “divorcuar” nga Chelsea

“Divorci” mes bluve të Londrës dhe trajnerit Antonio Conte do të zgjidhet në gjykatë. Ish-tekniku i Italisë mësohet se i ka refuzuar kërkesat për takim nga klubi i tij deri pak muaj më parë, për zgjidhjen me marrëveshje të kontratës e tashmë përfaqësuesit e tij ligjorë po punojnë në dy drejtime: për zgjidhjen e çështjes në KAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv) dhe në Gjykatën e Punës.

Conte do të përfitonte 11.3 milionë paund për vitin e fundit të kontratës me Chelsea-n, plus edhe 8.7 milionë euro dëmshpërblim për një total prej 20 milionë paundësh (rreth 23 milionë euro).

Chelsea nuk dëshiron të paguajë një shumë të tillë, ndaj ka argumentat e tij mbrojtës për shkarkimin e tij, sikurse janë sms-të dërguar Diego Costas, mungesat e trajnerit në eventet e organizuara nga sponsorët, pa harruar edhe vonesat në daljet në konferenca për shtyp apo parkimin në vendin e gabuar në qendrën sportive “Cobham”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?