FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Conte komenton sherrin me Agnellin: Kërkoj ndjesë, reagova keq!

Antonio Conte doli në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të ndeshjes me Lazion, por gjithçka e nisi me një ndjesë për episodet e pakëndshme të ndodhura në “Allianz Stadium” me presidentin e Juves, Andrea Agnelli dhe më pas foli me superlativa për bardhekaltrit.

“Ajo që ndodhi ishte e shëmtuar dhe e patë të gjithë. Dua të kërkoj ndjesë, pasi ofendimeve dhe provokimeve iu përgjigja në një mënyrë jo fort të përshtatshme. Duhej të isha më i qetë dhe më elegant, për të mos dhënë shfaqje të tillë.

Lazio? Është një kundërshtar i vështirë, që vjen pas disa fitoresh radhazi, ndaj do të jetë një test interesant. Pres një ndeshje të fortë, por edhe stimuluese, duke parë skuadrën që kemi përballë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është e vërtetë që krijojmë shumë raste, por shpërdorojmë po aq shumë. Duhet të përmirësohemi në këtë aspekt dhe të shënojmë pak më shumë. Në fund të fundit ndeshjet fitohen me gola dhe nëse nuk shënon, ndodh të eliminohesh si nga Champions dhe Kupa e Italisë”, deklaroi Conte.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?