Conte kthen Diego Costa-n në ekip, e përfshin në listën e 25 lojtarëve të Chelsea për Premier League

Antonio Conte ka përfshirë Diego Costa-n në listën e 25 lojtarëve të Chelsea për Premier League. Sipas “Daily Mail”, transferimi i lojtarit te Atletico Madrid ka dështuar.

Gjatë gjithë verës sulmuesi është përfolur për një kthim te bardhekuqtë e Diego Simeone, ndërsa tani duket se situata ka ndryshuar. Sipas mediave sportive ndërkombëtare, dy klubet kanë zhvilluar negociata deri ditën e enjte, por në fund nuk kanë arritur të gjejnë një marrëveshje.

Aktualisht Costa ndodhet në vendlindjen e tij në Lagarto, Brazil, dhe refuzon të kthehet te klubi londinez.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?