Conte me deklaratë befasuese për ndeshjen kundër Liverpool

Antonio Conte deklaroi se Liverpool ishte me fat që barazoi 1-1 me Chelsea në ndeshjen kryesore të javës së 13-të të Premier League. Në fakt, ishin “blutë” e Londrës ata që barazuan rezultatin 5 minuta nga fundi me Ëilliam, ndërkohë që Salah pat kaluar fillimisht në avantazh “reeds”. Por për trajnerin italian, skuadra e Chelsea ishte superiore në fushë dhe meritonte fitoren. “Ne e dominuam ndeshjen dhe krijuam më shumë raste shënimi në zonën kundërshtare. Liverpool ishte me fat që realizoi dhe mori një barazim, pasi shënuan në momentin tonë më të mirë. Ishte një gol me fat, por që na ndërlikoi gjërat”, tha Conte.

“Pavarësisht se lamë dy pikë, jam i kënaqur me lojën e treguar nga skuadra, pasi reagimi që patëm pas pësimit të golit ishte i mirë, pasi askush nga ne nuk e pranonte atë humbje. Madje në fund u përpoqëm ta fitonim ndeshjen, ndërsa për Liverpool ishte e vështirë të krijonte raste shënimi. Meritonim më shumë nga ky takim”, tha Conte, që vlerëson dyshen e sulmit Morata-Hazard, që sipas tij përshtaten në mënyrë të shkëlqyer me njëri-tjetrin. “Eden është në formë të shkëlqyer. Atij i pëlqen të luajë si sulmues dhe bashkëpunon shumë me Morata, duke krijuar shumë raste shënimi”, deklaroi trajneri Antonio Conte.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?