Conte : Me Veronën na presin 90 minuta të vështira, do flas me drejtuesit për merkaton!
Interi do ta mbyllë vitin me transfertën ndaj Veronës nesër në mbrëmje në “Bentegodi”, ndërsa Conte ka dalë sot në konferencën e zakonshme për shtyp, ku ka folur me superlativa për kundërshtarin dhe ka bërë thirrje për një sforco të fundit nga futbollistët e tij.
“Verona është një kundërshtar shumë i fortë dhe duhet të komplimentoj trajnerin Juriç, që për të dytin sezon radhazi po bën një punë të jashtëzakonshme. Ata u kanë hapur punë të gjithë kundërshtarëve të fortë këtë sezon, ndaj e dimë që na pret një 90-minutësh shumë i vështirë, ku mund të fitohet vetëm duke dhënë maksimumin.
Menjëherë pas Veronës do të kemi një takim me drejtuesit e klubit, për të parë edhe opinionin e tyre për punën e bërë gjatë këtyre 4 muajve. Është shumë e rëndësishme të takohemi dhe të diskutojmë për zgjidhjet që kemi dhe gjërat që duhet të përballojmë.
Kemi bërë më pak ndryshime në formacion, por kjo kryesisht për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19 dhe dëmtimet e shpeshta të lojtarëve. Nëse flasim për Sanchez, është fakt që po dëmtohet shumë shpesh dhe kjo sigurisht që peshon edhe në zgjedhjet tona”, u shpreh trajneri i Interit.
KOHA JONË SONDAZH

