Conte: Sfidë e vështirë me Lazion, s’kemi kohë për t’u marr me VAR-in

Nesër në mbrëmje Seria A sjell një duel shumë interesant mes Lazio dhe Interit. Në prag të ndeshjes, Antonio Conte është shprehur se i pret një ndeshje e vështirë, ku ka folur edhe për propozimin e VAR-it.

“Nesër do të kemi një ndeshje shumë të vështirë. Lacio është duke treguar një formë të mirë në kampionat, vitin e kaluar fituan Kupën e Italisë dhe më pas Superkupën. Ata janë rritur gjithmonë gradualisht. Inzaghi ka bërë një punë shumë të mirë aty për shumë vite.

Eriksen? Ai punon shumë, po e kupton atë që ne kërkojmë prej tij. Kam bërë diçka që nuk e kisha bërë kurrë më parë, duke e aktivizuar sapo erdhi nga Totenhemi. Titullar do ta shikoni në ndeshjet e ardhshme, ku unë ta shikoj të përshtatshme. Me Milanin dhe Napolin kemi luajtur dy ndeshje krejtësisht të ndryshme. Kundër kuqezinjve loja ishte e hapur, tjetra ishte ndryshe. konte

Swiss Digital Desktop Reklama

Propozimi i VAR? Nuk më pëlqen sepse unë kam pse t’i kërkoj arbitrit të ndërhyjë për një rast. Nëse situata është e qartë, atëherë vendimin duhet ta marrin arbitrat. Nuk mund të merremi me këtë në ndeshje, pasi kemi shumë për të menduar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zërat për largimin e Martinez? Lautaro është i ri por ka mjaftueshëm zgjuarsi sa të kuptojë se këto zëra janë të kotë. Interi përflitet shumë në merkato ndërsa tjerët janë më të rezervuar”, u shpreh Conte.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?