Conte shpërthen pas fitores: Mezi presin të humbim, që të hedhin baltë!
Trajneri i Interit, Antonio Conte ka shpërthyer pas fitores ndaj Sasuolos, duke thumbuar ata që kritikuan ekipin e tij pas humbjes ndaj Realit në Champions League.
“Te Inter nuk është aspak e lehtë. Unë mendoj se është një ekip ku mezi pritet që të ketë hapa gabim, për t’i hedhur negativitet ambientit.
Ne duhet të jemi të mirë dhe hermetikë, duhet të mendojmë për veten tonë ndërsa vazhdojmë të punojmë duke ditur se ka njerëz që mezi presin të hedhin baltë dhe kjo e bën gjithçka të vështirë për një lojtar.
Ne duhet të qëndrojmë një front i bashkuar deri në fund të sezonit”,deklaroi italiani.
KOHA JONË SONDAZH

