Conte tallet sërish me Eriksen, e aktivizon vetëm dy minuta
Interi po kalon një moment shumë të mirë nën drejtimin e Contes, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për Christian Eriksen. Danezi erdhi me bujë të madhe në janar te zikaltrit, por gjatë thuajse një viti nuk ka arritur të lërë gjurmë dhe shpesh është nisur nga pankina.
Conte e ka marrë personale me Eriksen dhe të luajë me nervat e danezit, teksa mbrëmë për herë të tretë në 4 ndeshjet e fundit, u aktivizua në minutat e fundit.
Pasi luajti pak më tepër se 5 minuta ndaj Realit të Madridit e Sassuolos, danezi u poshtërua sërish nga trajneri Conte mbrëmjen e djeshme, pasi u aktivizua në minutën e parë shtesë nga tre të tilla, në një moment kur gjithçka kishte mbaruar.
Kaq mjaftoi që menjëherë pas vërshëllimës finale të arbitrit, danezi të mos iu bashkohet festës së shokëve për fitoren, por të vrapojë drejt dhomave të zhveshjes, i zhgënjyer tej mase nga vendimi i trajnerit.
Danezi është i detyruar të bashkëjetojë me Conten deri në janar, kur të hapet merkatoja, pasi tashmë i ka valixhet gati dhe gjasat janë që të rikthehet menjëherë në kampionatin anglez, aty ku ka shkëlqyer për vite me Tottenham.
KOHA JONË SONDAZH

