Correa drejt largimit, Interi mendon për një tjetër rikthim në sulm

Interi tashmë mund të humbasë një tjetër sulmues pas Dzekos dhe Lukakut. Bëhet fjalë për argjentinasin Joaquin Correa.

Ky i fundit nuk po arrin dot të shfaqë të gjitha cilësitë me fanellën zikaltër dhe një largim është opsion i mundshëm. Siç raporton “Sportmediaset”, për të zëvendësuar ish-sulmuesin e Lazios, Interi po mendon të rikthejë një lojtar në Milano.

Zikaltrit tashmë po shqyrtojnë të rikthejnë në skuadër Alexis Sanchez, i cili u largua vetëm një sezon më parë. Sulmuesi kilian është tashmë një lojtar i lirë, pasi kontrata e tij 1-vjeçare me Marsellie ka përfunduar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?