Coutinho–Barcelona, ja çfarë po ndodh orët e fundit të merkatos

Kur kanë ngelur më pak se 12 orë nga fundi i merkatos, Barcelona ende vijon të negociojë për të transferuar sulmuesin e Liverpoolit, Philippe Coutinhon.

“Mundo Deportivo” shkruan se gjiganti katalan është ende në përpjekje për ta bindur ekipin nga Premierliga për shitjen e brazilianit.

Kujtojmë që Coutinho ka paraqitur kërkesë për largim nga Liverpool me dëshirën e transferimit në ‘Camp Nou’, por pengesa e vetme është Liverpooli që zotëron kartonin e lojtarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që Liverpooli ka refuzuar edhe ofertën  e tretë prej 125 milionë euro për të, por katalanasit orët në vijim pritet të rritin akoma edhe më shumë këtë ofertë.

Swiss Digital Mobile Reklama

/ SYRI.net /

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?