“Cristiano Ronaldo do ta mbyllë karrierën te Bari”

Presidenti i Bari-t, Luigi De Laurentiis, është i kënaqur për mënyrën si po shkojnë gjërat në kampionat për ekipin bardhekuq, që kryeson kampionatin e Serisë D me një avantazh prej pesë pikësh ndaj Nocerina-s.

Djali i presidentit ka folur për momentin e mirë që po kalon skuadra e tij dhe ka bërë një premtim për merkaton duke qeshur.

“Bari është një ekip i rëndësishëm i futbollit italian dhe nuk është e lehtë të rimëkëmbesh në pak kohë, por në fund ia kemi dalë falë punës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Premtimi? Cristiano Ronaldo, pas Juventus-it, do ta mbyllë karrierën te Bari. Më kanë marrë në telefon para disa ditësh dhe kemi folur gjatë, në spanjisht … Në të vërtetë po studiojmë Serinë C, por kampionati është akoma i gjatë dhe objektivi kryesor është ta mbyllim në vendin e parë këtë kampionat”, deklaroi De Laurentiis.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?