Cuadrado sqaron rinovimin me Juventusin: Nuk kam refuzuar asnjë propozim!
Juan Cuadrado ka reaguar menjëherë pas zërave se ka refuzuar rinovimin me skuadrën e Juventusit. Mesfushori kolumbian ende nuk ka hedhur firmën mbi kontratën e re, por mesa duket nuk ka asnjë mosmarrëveshje me klubin torinez.
“Unë ndihem shumë mirë te Juventusi, në asnjë moment nuk kam refuzuar ndonjë propozim, sepse nuk ka patur kurrë një tratativë. Kam shumë respekt për klubin dhe shokët e mi”, ka shkruar kolumbiani në rrjetet sociale.
Sulmuesit i është rinovuar kontrata automatikisht deri në vitin 2023, por klubi i ka ofruar rinovim edhe për një tjetër sezon, por me gjysmën e pagës.
KOHA JONË SONDAZH

