FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Çudira nga Japonia, futbollisti rinovon kontratën në moshën 52 vjeç

Sulmuesi japonez Kazuyoshi Miura ka thyer çdo rekord të mundshëm, duke rinovuar kontratën në një moshë të pazakontë.  Futbollisti aziatik, i lindur në vitin 1967, ka surprizuar sërish duke rinovuar kontratën me skuadrën e Yokohamës. Ai po përgatitet të luajë sezonin e 34-t si profesionist.

Me thuajse 52 vjeç të mbushur, realisht në muajin shkurt, Kazuyoshi Miura është një nga futbollistët më të mirë në ligën e dytë japoneze, madje ndihmon skuadrën e tij përmes golave të bukur.

“Kam rinovuar marrëveshjen time edhe për vitin 2019 dhe i falënderoj të gjithë për mbështetjen që vazhdojnë të më tregojnë. Dua të luaj në thuajse çdo ndeshje, e nuk dua të humbas asnjë minutë, e madje asnjë sekondë lojë. Për këtë impenjohem çdo ditë në stërvitje”, tha sulmuesi japonez 52-vjeçar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?