FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Cungu: Fitorja oksigjen për ne, terreni i fushës linte për të dëshiruar

Pas dy humbjeve radhazi, Kukësi u rikthye te fitorja, duke përmbysur disavantazhin e pjesës së parë ndaj Kastriotit, rezultat ky që i jep qetësi skuadrës dhe trajnerit Cungu. Pas ndeshjes tekniku shkodran i Kukësit vlerësoi marrjen e 3 pikëve, por pranoi vështirësitë prej terrenit të rënduar.

“Nuk prisja atë 45-minutësh të parë, ku u treguam shumë të lehtë ose xhentilë, ndërkohë që kundërshtari ishte agresiv dhe fitonte pothuajse çdo top. Pjesa e dytë foli për ne, por dua të them, që edhe mund ta humbnim ndeshjen, ashtu si edhe mund të shënonim më shumë. Nuk kam fjalën te penalltia, megjithatë mund ta kishim edhe më të thellë rezultatin.

Fitorja ishte oksigjen për ne, por mund të them se edhe terreni i fushës linte shumë për të dëshiruar. Bëhej fjalë vetëm për luftë sportive dhe jo për të luajtur futboll. Të tilla ndeshje i fiton skuadra që fiton dyluftimet, jo ajo që di të luajë bukur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pikët janë ato që vlejnë, dhe ai ekip që çon topin në portën e kundërshtarit, fiton. Unë s’kam qenë i kënaqur me rezultatet në dy takimet e fundit, por më ka ngrohur angazhimi dhe loja që ka zhvilluar skuadra”, deklaroi Cungu pas ndeshjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?