FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Daja: Kemi lojtarë me kualitet që mund t’i zgjidhin ndeshjet!

Partizani mori një fitore të rëndësishme 3-0 ndaj Kastriotit, duke konfirmuar formën fantastike. Trajneri Ilir Daja deklaroi se ekipi i tij ka kualitet për të zgjidhur ndeshjen.

“Pjesën e parë kemi bërë mirë dhe lëvizëm shumë mirë. Gabimi në të parën ishte fakti që të tre sulmuesit tanë lëviznin jo në mënyrën e duhur. Fushën e prisnim akoma më keq dhe kishim menduar ta zgjidhnim me topin e gjatë.

Në pjesën e dytë edhe falë kontigjentit në dispozicion, mundëm të bëjmë mirë. Tashmë kemi cilësi edhe në bankinë dhe aktivizuam Hasanin, Asanin Cardoson. Qetësinë na e dha goli i dytë dhe pas kësaj ishim shumë mirë dhe administruam rezultatin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hasani? Dihen vlerat e tij, Ajo që na ngurtëson në aktivizimin e tij është koha e madhe pa luajtur, rreth katër muajsh, që kur ka mbyllur sezonin në Finlandë. Nuk duam ta aktivizojmë për të shmangur edhe ndonjë dëmtim, pasi edhe terrenet nuk janë në kushtet e duhura. Gjendja e tij fizike nuk është 100% dhe nuk duam të rrezikojmë”, u shpreh Daja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?