Daja: Më pëlqeu reagimi nga ekipi, kampionati është objektivi ynë kryesor

Skënderbeu e nisi me humbje vitin 2018, pasi u mund 2-0 nga Luftëtari. Skuadra korçare ka reaguar menjëherë në Kupë duke fituar 2-0 ndeshjen e parë ndaj Teutës. Trajneri Ilir Daja vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij dhe theksoi se objektivi i Skënderbeut vijon të mbetet kampionatin.

“Treguam një tjetër ritëm sot, ndryshe nga ndeshja e parë e kampionatit. Përveç rezultatit, reagimi i skuadrës ishte një nga gjërat për t’u evidentuar në ndeshjen e sotme. Kampionati është objektivi ynë kryesor, por nuk do të lëmë pas dore edhe Kupën, pavarësisht se është objektiv dytësor.

Treshja e sulmit e mbështetur nga dy mesfushorët e brendshëm ishin më agresivë. Teuta sulmonte më shumë forca, duke na lënë më tepër hapësirë. Në ritmin e lojës dhe agresivitetit treguam një shenjë vërtet të mirë. Futbollistët nuk mund të marrin formën e duhur menjëherë në ndeshjen e parë, por kryesorja është që futbollistët janë formën e duhur”, ka thënë Daja për Super Sport pas ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?