Daja: S’ka justifikime, në Kukës shkojmë për të fituar!

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja ka folur për sfidën me Kukësin, në të cilën sipas tij do të tentohet fitorja e radhës në kampionat, edhe pse do të shkojnë në transfertë me shumë mungesa.

“Kemi një gjendje pak a shumë si ndaj Partizanit. Vila, Muzaka, Vangjeli dhe Muzaka kanë qenë prezent në seancat stërvitore. Mungon Radas i cili përbën problem pasi në atë sektor mungon Jashanica i dëmtuar dhe Osmani i cili mbetet në ‘pikëpyetje’ për tu aktivizuar. Gjithsesi këto nuk janë justifikime dhe mendoj se gjithë pjesa tjetër që kemi në dispozicion do të japin maksimumin për të vijuar ecurinë pozitive të rezultateve”, u shpreh trajneri i korçarëve.

Objektivi: “Ne në çdo ndeshje shkojmë për fitore me këdo ekip luajmë si në shtëpi por edhe në transfertë. Ne nuk dimë një mënyrë tjetër të luajturi. Pritshmëria e tifozëve përveç fitores është dhe loja e bukur kështu që jemi të imponuar që në çdo fushë të shkojmë për fitore. Diferenca e pikëve na jep qetësi psikologjike. Ne duhet të vazhdojmë ecurinë që kemi, nuk mendojmë për të vrarë kampionatin por mendojmë të rrisim diferencën e pikëve dhe cilësinë e lojës”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?