Daja: Soue bëri diferencën, e pyeta nëse binte borë në vendin e tij!

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja u shpreh shumë i lumtur pas barazimit ndaj Kukësit. Strategu i njohur vlerësoi veçanërisht sulmuesin Soue, i cili përmbysi i vetëm disavantazhin e dyfishtë.

“Jam i kënaqur me mentalitetin e fituesit që tregon ekipi. E morëm situatën nën kontroll edhe pas 2-0. Terreni nuk na lejonte të zhvillonim një futboll cilësor. Sot kishim shumë mungesa në formacionin bazë dhe lëvizje pozicionesh. E pyeta Souen nëse bie dëborë edhe në vendin e tij. Soue ka qenë pikë e fortë e jona, i kërkova Muzakës dhe Xhejmsit ta mbështesnin më shumë. Sot ai bëri diferencën, por jam i kënaqur nga i gjithë ekipi që tregoi forcë karakteri.

Veprimet e Soue ishin individuale, por sigurisht një lojtar nuk mund të bëjë gjithçka vetëm. Sot ai bëri diferencën, për të furnizuar linjat e dytë dhe për të dhënë asiste. Edhe ekipi i ka krijuar kushtet që të shprehet në këtë mënyrë.

Swiss Digital Desktop Reklama

E kemi tentuar me fillimin e kampionatit që t’u jepnim minutazh lojtarëve që kanë luajtur pak, pastaj morëm vendim që vendin e titullarit duhet ta fitojnë në stërvitje. Ndonjë që ka patur pak minutazh, por shprehet mirë, vendin e ka të hapur, duhet të tregojë vazhdimësi. Nimaga sot luajti mirë dhe nëse do të vijojë kështu do të ketë fanellë titullari.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?