Daja: Të qëndrojmë me këmbë në tokë, Koliçi na mbajti në lojë

4 fitore radhazi në kampionat nuk kishte si të mos e kënaqin trajnerin e Flamurtarit, Ilir Daja. Gjithsesi strategu i njohur kërkon që lojtarët e tij të qëndrojnë me këmbë në tokë.

“Jam i kënaqur, sepse kemi fituar ndaj vendit të tretë, sot ndaj vendit të dytë, Kukësit. E kemi nisur ndeshjen jo mirë, me shumë probleme. Vlen të përmendet fakti se ndër lojtarët më të rëndësishëm ishte Koliçi, i cili na mbajti në lojë, sepse nuk kishim ekuilibër prapa. Dihet që 70% të ndeshjeve i fiton ekipi që fiton i pari. Më pas arritëm ta ekuilibronim lojën. E dinim shumë mirë se do të ishte e vështirë.

Batuta me Sukajn gjatë ndërrimit? Nuk e di kur në karrierën tënde, në 5 ndeshje të kesh bërë 4 gola. Lojtarët me përvojë na ndihmojnë shumë, pasi e mbajnë grupin të bashkuar. Të gjithë bashkë, ata më motivojnë mua dhe unë ata. Kur them unë, i gjithë stafi. I kemi marrë ndeshjet një e nga një. Duhet të ulemi me këmbë në tokë, pas një dite pushimi, që ekipi e meriton plotësisht. Presidenti ka qenë shumë afër ekipit dhe besoj se ai do t’i japë zgjidhje situatës”, deklaroi Daja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?