Dalin fotot e para pas dëmtimit të rëndë të Messit në krahun e djathtë

Lionel Messi është fotografuar për herë të parë që prej dëmtimit që e pësoi në fundjavë në ndeshjen ndaj Sevillës në La Liga. Argjentinasi theu një asht në dorën e djathtë në fitoren 4-2 të Barçës ndaj Sevillës të shtunën në “Camp Nou”, dhe si pasojë do të mungojë të paktën tri javë.

Barcelona do të luajë nesër kundër Interit në Ligën e Kampionëve, por ai nuk do të jetë në këtë ndeshje, por as në “El Classicon” që do të luhet në fundjavë.

Messi pritet t’i humbasë edhe, të paktën, katër ndeshje e radhës të Barcelonës. Fotografi të publikuara nga “Sport”, shfaqin Messin me dorën e mbështjellë në fashë, por me fytyrë të buzëqeshur teksa shëtit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?