Dalin pamjet, si Rudiger e “futi në xhep” Haaland për gjithë ndeshjen (VIDEO)
Erling Haaland ishte një nga më të dobëtit në fushën e lojës mbrëmjen e djeshme ndaj Real Madridit. Edhe pse pritej shumë nga sulmuesi me statistikat më të frikshme të momentit, asgjë nuk ndodhi prej tij në “Bernabeo”.
Arsyeja është një dhe e vetme: Antonio Rudiger. Mbrojtësi gjerman e nisi ndeshjen si titullar për shkak të mungesës së Militaos së skualifikuar dhe bëri një paraqitje fantastike.
Ai përdori një taktik të veçantë duke e mbajtur Haaland gjithnjë nën presion dhe duke e bezdisur me veprimet e tij. Pamjet në fakt kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale. Norvegjezi tentoi vetëm në tri raste portën, në dy i ndalur nga portieri Courtois dhe njëherë nga Alaba. /R.Lika-Koha Jonë/
🇩🇪🦾 Rüdiger had one job last night! pic.twitter.com/otLC9dNe0L
— EuroFoot (@eurofootcom) May 10, 2023
KOHA JONË SONDAZH

