Dalin pamjet/ Tifozët e Tiranës dh*nojnë fansat e Besiktasit pas ndeshjes (VIDEO)

Tirana u mund 2-0 mbrëmjen e djeshme nga Besiktasi në “Air Albania”. Para fillimit të ndeshjes tifozët turq hodhën flakadanë në fushën e lojës dhe më pas u konfliktuan me fansat e Tiranës të cilët ndodheshin në pjesën qendror përballë tribunës kryesore.

Gjyqtari vendosi të ridërgonte ekipet në dhomat e zhveshjes, ndërkohë që UEFA mori vendimin që sfida të fillojë, por nëse do të përsëriteshin incidentet do të ndërpritej përfundimisht.

Sfida shkoi e qetë më pas falë dhe ndërhyrjes së policisë që bllokoi mjaft mirë të dyja tifozeritë. Pas përfundimit të takimit, tifozët e Tiranës nuk e kapërdinë aspak mirë provokimet që morën nga turqit, teksa do të dhunonin disa prej tyre në rrugët e Tiranës. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?