Dalipi: Jam shumë i kënaqur, Çani shënoi një super gol
Klevis Dalipi ka mbetur mëse i kënaqur nga loja e skuadrës së tij në fitoren minimale ndaj Flamurtarit, një kundërshtari direkt për të zënë një vend në zonën evropiane.
“Jam më shumë i kënaqur për lojën që ne zhvilluam. Skuadra interpretoi mjaft mirë ndeshjen dhe iu imponua kundërshtarit, duke kontrolluar lojën gjatë gjithë 90-minutëshit. Çani shënoi një eurogol, që erdhi si rrjedhojë e lojës së mirë. Largova Bardhin për të hedhur Çanin, pasi e ndjeva se duhet të synonim golin në lojën në ajër, sepse Flamurtari po mbyllej.
Ne kemi një organikë shumë të madhe lojtarësh dhe të gjithë janë cilësorë. Kjo na jep mundësinë të bëjmë ndryshimet e duhura, për të marrë edhe frytet. Çani ia doli me sukses për aq minuta sa luajti dhe me ndërprerjen e kampionatit besoj se do të përmirësohet edhe më shumë fizikisht, për të pasur më shumë minuta në dispozicion.
Çani ka disa javë që e kërkon golin dhe paraqitjet e mira, pasi që në stërvitje është treguar shumë këmbëngulës. Shënoi një gol mjaft të bukur dhe na dha 3 pikët, ndaj e komplimentoj për lojën që dhuroi”, ka thënë strategu i Partizanit pas ndeshjes për Super Sport.
KOHA JONË SONDAZH

