Dallku del hapur në mbështetje të Dukës: Nuk mund të kthehemi 20 vite pas!
Armand Duka ka zyrtarizuar kandidaturën në zgjedhjet e FSHF-së që do të mbahen në datën 7 shkurt. Ai do të ketë përballë deputetin e Partisë Socialiste, Bashkim Fino.
Në mbështetje të Dukës kanë dalë shumë futbollistë të njohur, por së fundmi listës i është shtuar edhe Armend Dallku, që ka uruar presidentin e FSHF-së.
“Ju, ju dhe vetëm ju president. Nuk e vë në dyshim fitoren tuaj. Çdo rezultat tjetër do të thotë kthim prapa për 20 vite të futbollit shqiptar në atë pikë siç e gjete ti kur erdhe. Të përshëndes dhe të uroj shëndet, lumturi dhe padyshim fitore”, është mesazhi i Dallkut për Armand Dukën.
Armend Dallku ka luajtur me Kombëtaren në 64 ndeshje. Ai ka arritur të shënojë vetëm 1 gol, gjithsesi ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm te kuqezinjtë. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

