FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

David Beckham thërret Cristiano Ronaldon te Miami Beckham United

David Beckham thërret Cristiano Ronaldon për skuadrën e tij amerikane, Miami Beckham United, e cila është gati për të nisur aventurën në Major League Soccer (MLS).

Portugezi është objektivi kryesor i ish-futbollistit anglez, i cili ka krijuar klubin e tij përtej Atlantikut. Veçse nuk bëhet fjalë për tani, por për një të ardhme të afërt. Sipas Diario AS,  Cristiano duhet të bëhet qendra e projektit të klubit brenda tre vjetëve, kur Miami do të jetë në gjendje të luftojë për titullin në Amerikë.

Kontrata e Ronaldos me Real Madrid skadon më 2021, kur ai do të jetë 36 vjeç dhe transferimi në MLS për të vazhduar edhe për pak kohë futbollin nuk do të ishte ndonjë surprizë e madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?