FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

De Biazi: Duka duhet të rizgjidhet në krye të FSHF, për mua ka qenë i rëndësishëm!

Ish-trajneri i Kombëtares sonë, Xhani De Biazi ka shprehur hapur dëshirën që Armand Duka të vijojë të jetë në krye të FSHF edhe pas zgjedhjeve të 7 shkurtit. Paraardhësi i Panuçit ishte sot në Tiranë, ku ka vizituar nga afër ekspozitën e FSHF-së, të hapur së fundi në mjediset e Muzeut Kombëtar, dedikuar kësaj arritjeje historike të kombëtares sonë të futbollit.

“Për mua Armand Duka ka qenë një person shumë i rëndësishëm, ka bërë shumë për sportin dhe të mirën e vendit. Ka eksperiencën për t’i dhënë një shtysë të mëtejshme botës së sportit në Shqipëri. Është presidenti i duhur, që duhet të vijojë në krye të FSHF-së. Përtej meritave që ne i dimë, unë kam pasur një raport të shkëlqyer me atë, pasi gjithmonë më ka lënë të lirë për të vepruar si trajner. Kanë qenë vite të paharrueshme për mua”.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?