FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

De Biazi: S’ka dramë, edhe Italia u turpërua 3-0 nga Spanja

Nuk kishte udhëtuar në Alikante për të ndjekur ish-skuadrën direkt nga stadiumi, por gjithsesi e kishte gjetur një mënyrë për të vëzhguar kuqezinjtë. Dje Xhani De Biazi u ul para TV-së, bashkë me drejtorin sportiv të Alaveshit, skuadra që drejton prej vetëm dy javësh.

Natyrisht, interesi i italianit nuk ishte thjesht të shikonte takimin si një ish-trajner që bëri historinë me Shqipërinë, por edhe për të vënë në dijeni drejtuesit e klubit spanjoll për lojtarët kuqezi që në merkaton e janarit mund të futen në objektivin e Alavashit. I kontaktuar nga “Panorama Sport” pas ndeshjes Spanjë-Shqipëri 3-0, De Biazi nuk ngurroi të bënte edhe një koment.

“Nuk isha në stadium, e ndoqa takimin nga TV, bashkë me drejtorin e klubit. Të jem i sinqertë, Shqipëria nuk luajti keq. Duhet të dini se Spanja mundi edhe Italinë me të njëjtin rezultat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pastaj, nuk duhet të harrojmë që edhe ndaj Maqedonisë ishte shumë e vështirë, por që gjithsesi Shqipëria mori pikë. Ju e patë që edhe Italia nuk shkoi më shumë se barazimi ndaj Maqedonisë. Dihen diferencat me Spanjën, kështu që nuk është për ta bërë dramë”, është shprehur shkurtimisht ish-trajneri kuqezi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?