De Bruyne dhe Haaland sfidojnë Messin për lojtarin më të mirë në sezonin e kaluar

UEFA ka shpallur listën e ngushtë të futbollistëve që garojnë për lojtarin më të mirë për sezonin e kaluar 2022-2023.

3 të nominuarit për këtë çmim individual janë tre lojtarë: Kevin De Bruyne, Erling Haaland dhe Leo Messi. Dy lojtarët e Manchester City-t dhe ish-futbollisti i PSG-do të garojnë këtë çmim, që do të jepet më 31 gusht, në Monte Carlo.

3 trajnerët që do të garojnë për çmimin e trajnerit më të mirë janë Pep Guardiola (Manchester City), Simone Inzaghi (Inter) dhe Luciano Spalletti (Napoli).

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto çmime marrin parasysh sezonin e zhvilluar si në klube ashtu edhe në ekipin kombëtar të lojtarëve që kanë luajtur në futbollin europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Klasifikimi i pjesës tjetër:

4 llkay Gündgoan (Gjermani dhe Manchester City) – 129 pikë

5 Rodri (Spanjë dhe Manchester City) – 110 pikë

6 Kylian Mbappé (Francë dhe PSG) – 82 pikë

7 Luka Modric (Kroaci dhe Real Madrid) – 33 pikë

8 Marcelo Brozovic (Kroaci dhe Inter) – 20 pikë

9 Declan Rice (Angli dhe Ëest Ham) – 14 pikë

10 Alexis Mac Allister (Argjentinë dhe Brighton) – 12 pikë

Më 31 gusht, datë kur do të zhvillohet mbrëmja gala e UEFA-s, do të hidhet shorti për fazën e grupeve të Champions League, Europa League dhe Conference League.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?