FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

De Bruyne: Mourinho nuk donte që të më shiste kur isha tek Chelsea

Kevin De Bruyne është një nga blerjet më të mira në historinë e Manchester City-it. Belgu u transferua te “qytetarët” në verën e 2015-ës, pas 1 sezoni e gjysmë te Wolfsburg që e kishte blerë nga Chelsea për shumën e 22 milionë eurove .

Gjatë kohës kur Mourinho drejtonte Blutë e Londrës, De Bruyne nuk arriti të bindte trajnerin portugez dhe gjatë kësaj kohe te Werder Bremen në Gjermani. Plani ishte që mesfushori të qëndronte si i huazuar tek disa ekipe.

Klopp e kërkoi gjatë kohës kur drejtonte Borussia Dortmund por, Mourinho nuk dëshironte që ta shiste belgun, madje siç tregon De Bruyne në një intervistë të dhënë kohë më parë ai shprehej se portugezi i kishte thënë se ishte pjesë e planeve të tij dhe e vetmja gjë që duhet të bënte ishte të kishte durim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesi De Bruyne u transferua tek Wolfsburg aty ku shpërtheu me lojën e tij dhe City në verën e 2015-ës me kërkesë të Pep Guardiolës që do merrte drejtimin e skuadrës një vit më pas shpenzoi 75 milionë euro për të patur në dispozicion shërbimet e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?