De Gea drejt kalimit te Juventusi, United gjen menjëherë zëvendësuesin
David De Gea vazhdon të jetë dëshira e shumë klubeve. Më herët Reali i Madridit kishte shfaqur gatishmërinë për të paguar 100 milionë euro për të siguruar shërbimet e spanjollit, por “Djajtë e Kuq” nuk e lejuan largimin e tij. Tashmë situata duket ndryshe, pasi vetë De Gea duket se dëshiron të braktisë “Old Traford”.
Juventus është gati që të përfitojë. United po përpiqet që të rinovojë kontratën më portierin dhe më një pagë që shkon deri në 17 milionë euro në sezon. Spanjolli ka një kontratë që skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm dhe “Djajtë e Kuqe” rrezikojnë të humbasin shërbimet e “gardianit” dhe për të me tepër duke mos përfituar asnjë qindarkë me largimin e tij.
Zëvendësuesi i tij pritet që të jetë portieri i Evertonit dhe i kombëtares angleze, Jordan Pickford. 24-vjeçari debutoi me fanellën e “Tre Luanëve” vitin e kaluar dhe performanca e tij është vërtetë mbresëlënëse, siç ishte ajo gjatë Botërorit “Rusi 2018”.
KOHA JONË SONDAZH

