FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

De Jong u dëmtua në ndeshjen e kampionatit, agjenti zbulon nëse do të luajë kundër Juventusit

Frenki De Jong, mesfushori i Ajaksit është në listën e të grumbulluarve, në ndeshjen e kthimit që skuadra e tij do të luajë në Torino ndaj Juventusit.

De Jong në ndeshjen me Exelsiorin, ka dalë nga fusha në minutën 28-të të sfidës, për shkak të dhimbjeve që ai kishte në kofshën e djathtë.

Agjenti i tij, Ali Dersum, ka sqaruar gjithçka para mediave, duke thënë: “Ai u ndal si një masë paraprake. Frenki ndjeu dhimbje në kofshën e djathtë, por nuk ndjeu në asnjë moment dhimbje të forta. Ishte thjesht frika që të mos shkaktohej më shumë dëm”.

Swiss Digital Desktop Reklama

De Jong jo vetëm që do të udhëtojë me skuadrën, por do të jetë gati dhe për një ndeshje të madhe ndaj kampionëve të Italisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?