De Laurentiis telefonon Agnellin për t’i kërkuar shtyrjen e ndeshjes

Te Napoli do të kryejnë tamponët e tretë sot për të parë nëse ka ndonjë futbollist tjetër të infektuar nga koronavirusi, por fakti që mesfushori Piotr Zielinski rezultoi pozitiv ditën e djeshme, ka rritur jo pak shqetësimin në klubin jugor të Italisë.

Kaq ka mjaftuar që sipas mediave italiane, presidenti Aurelio De Laurentiis të telefonojë homologun e tij te Juve, Andrea Agnelli, për të diskutuar mbi mundësinë e shtyrjes së ndeshjes, me pretendimin se situata nuk është aspak e mirë dhe se do të ishte e udhës të shmangeshin rreziqet.

Gjithsesi protokolli është i qartë dhe Liga Italiane nuk ka ndërmend të autorizojë shtyrjen e kësaj ndeshjeje, me përjashtim të ndonjë rezultati surprizues nga testimet e sotme, përgjigjet e të cilave priten në orët e pasdites, para se skuadra e Napolit të niset drejt Torinos.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?