FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

De Laurentis kërcënon: E tërheq Napolin nga kampionati

“E tërheq Napolin nga kampionati”. Ky është provokimi i Aurelio De Laurentis, i cili sipas gazetës më të madhe në Itali “Gazzetta dello Sport”,  pas Asamblesë së Federatës Italiane ka shprehur pakënaqësi për të drejtat televizive për sezonet nga 2018-2021.

Numri një i ekipit të të kaltërve abstenoi votën, ndërkohë që 18 klube të tjera janë të gatshme që të bëhen pjesë e një pakete të re për të drejtat televizive.

Synimi i presidentit të Napolit është që të përfitohet më shumë se 1 miliard euro në sezon nga të gjitha klubet. Roma është skuadra tjetër që nuk është dakord me paketën e re të të drejtave televizive. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?