Debati Pique-Ramos, ndërhyn trajneri i Spanjës për të ulur tensionin

Në momente të tensionuara, ndërhyrja e trajnerit mund të jetë vendimtare për të evituar përshkallëzimin e situatës në një skuadër. Në këto pozita është aktualisht trajneri i Spanjës, Julian Lopetegui, i cili përpiqet t’i hedhë ujë zjarrit të ndezur nga dy mbrojtësit, Sergio Ramos dhe Gerard Pique.

Në prag të sfidës eliminatore kundër Shqipërisë që do të luhet në datën 6 tetor në Alicante, Ramos kritikoi Pique i cili ka folur hapur në favor të pavarësisë së Katalonjës pak ditë përpara referendumit që do të zhvillohet në krahinën autonome.

“Që nga dita e sotme dhe deri të dielën le të tregojmë sjelljen tonë në mënyrë paqësore. Nuk duhet t’u japim atyre asnjë shkas për të na mohuar dhe këtë duhet ta themi duke kënduar me zë të lartë”, shkruan shtatlarti i Barcelonës në Twitter, por Ramos ka replikuar menjëherë duke theksuar se ky nuk ishte një gjest që duhej bërë nga ana e kolegut të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duket qartë, dy qendërmbrojtësit e Kombëtares së Spanjës kanë probleme të mëdha me njëri-tjetrin. Gjithsesi, Lopetegui përqendrohet vetëm tek aspekti sportiv teksa deklaron:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Dua të mendoj vetëm për ndeshjet dhe klasifikimin në grupin tonë. Rreth kësaj teme kanë folur shumë sportistë, por unë i gjykoj futbollistët për atë që japin në fushën e lojës dhe të mos keni asnjë dyshim që një gjë të tillë do ta bëj edhe me Pique. Nuk do të lejoj që askush të na nxjerrë nga rruga që kemi nisur. E kam lexuar atë që ka thënë Ramos dhe mendoj se nuk ka asnjë problem në këtë mes”.

Spanja do të luajë në datën 6 tetor kundër Shqipërisë në Alicante dhe 3 ditë më pas udhëton drejt Izraelit për të mbyllur eliminatoret e Grupit G.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?