FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Debutimi i De Biazit sjell fitoren e parë në “La Liga” për Alavesh, triumfoi kundër Enis Bardhit (Video)

Xhani de Biazi e ka nisur ashtu siç i shkon për shtat atij aventurën e re në “La Liga” me skuadrën e Deportivo Alavesh. Në takimin e luajtur kundër Levantes së Enis Bardhit që qëndroi për 90-të minuta në fushën e lojës, skuadra e ish-teknikut kuqezi triumfoi me rezultatin e pastër 0-2.

Golat u shënuan në minutën e Munir El Hadadi në minutën e 33-të dhe Medran para pak fundit të lojës. Me vërshëllimiën e trefishtë të arbitrit vjen edhe fitorja e parë në kampionat e Alavesh që përkon me uljen e De Biazit në pankinë.

Me 3 pikët e fituara Alavesh ngjitet në vendin e parafundit dhe duke lënë poshtë vetes vetëm Malagën që ka 1 pikë. Nga ana tjetër, Levante mban vendin e 9 me 9 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?