Degjeneron mbledhja në Itali, Marota grushta me Lotiton
Nxehen gjakrat në Asamblenë e klubeve të Seria A në Itali në përpjekje për të gjetur akordin për sezonin e ardhshëm. Mbledhja e radhës është shoqëruar nga përplasje verbale, por edhe fizike mes presidentit të Lacios, Lotito dhe administratorit të Juventusit, Marota.
Numri një i bardhekaltërve ka thënë në një moment: “Këtu janë të gjithë të punësuar”. Marota ka reaguar dhe është dashur ndërhyrja e pjesëmarrësve të tjerë për t’i ndarë, pasi janë kapur edhe fizikisht.
Mandati i Tavekios përfundon të hënën, ndërkohë që klubet e Seria A që kanë sa 6 për qind e peshës së përgjithshme në Asamble nuk kanë rënë dakord se kush do të jetë presidenti i ri, Gravina apo Tomasi. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

