Del përgjigja për dëmtimin e Kumbullës, lajme të mira për Fonsecën
Sporti E Mërkurë, 16 Dhjetor 2020 12:18
Te Roma ka lajme të mira për trajnerin Paulo Fonseca. Së pari gjendja e Marash Kumbullës, i cili u detyrua të dalë nga fusha ndaj Bolognës, është e mirë. Mbrojtësi shqiptar ka kryer vizitat mjekësore që nuk kanë evidentuar asnjë dëmtim.
Në mbrojtje strategu portugez i gëzohet edhe rikthimit të Mancinit, i cili nga nesër do të stërvitet me grupin dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Torinos. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

