FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Del Piero: Kudo që shkoj më ngushëllojnë për Italinë

Alessandro Del Piero, ish-kapiteni i Juventusit dhe ish-lojtari i Italisë, është kthyer të flasë për kualifikimin e munguar të “axurrëve” në Kupën e Botës, që do të zhvillohet verën e ardhshme në Rusi.

Me rastin e prezantimit të librit të tij të ri, ai ka thënë: “Kudo që shkoj nëpër botë më ngushëllojnë për Italinë. Është një moment i vështirë për futbollin tonë, kemi një shije të hidhur në gojë dhe këtë verë do ta kuptojmë më mirë sepse të gjithë janë të tërhequr nga Botërori, edhe ata që nuk e ndjekin këtë sport rregullisht.

Duhet të mendohemi mirë për atë që ka ndodhur dhe të ecim përpara, siç bëhetë në situatat e vështira. Shumë gjëra nuk po shkojnë siç duhet, por është e nevojshme që të bëhen disa ndryshime. Do të jetë e vështirë t’i shpjegoj fëmijëve të mi se nuk do të marrim pjesë në Botëror”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?